Anëtari i AAK-së e kritikon Bedri Hamzën për pensionet
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi e ka kritikuar ministrin e Financave, Bedri Hamza, se ministria që ai e drejton ka vendosur t’u jep pensione atyre njerëzve që punuan në sistemin të masave të dhunshme para luftës, ndërsa atyre që kontribuuan për Kosovën i ka lënë jashtë.
“A është anomali te epet në shtetin tone ky pension për ata qe punuan ne sistemin okupues serb e jo atyre qe punuar për liri dhe për pavarësi, për shtet te pavarur dhe sovran te Kosove!”, ka qenë njëra nder pyetjet që ka shtruar Kelmendi, raporton FaktePlus.
Partia e Muhamet Kelmendit është në bashkëqeverisje në nivelin qendrorë me partinë e Bedri Hamzës.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Kelmendit:
- Z. Hamza!
(Minister i Financave ne RK)
Cilët janë pensionet kontributdhenese?
Unë nuk i di!
Mendohet se fjala është për te punësuarit ne shtetin okupues serb deri ne vitin 1999.
Cilët janë ata?
Çka kanë punuar kjo kategori e pensionisteve ne sistemin serbomadh?
Pse atyre iu epet pensioni i tille e jo njerëzve te tjerë qe nuk i kane pranuar masat okupuese te shtetit serb!
A është anomali te epet në shtetin tone ky pension për ata qe punuan ne sistemin okupues serb e jo atyre qe punuar për liri dhe për pavarësi, për shtet te pavarur dhe sovran te Kosove!
Shih këtu punëtoret e nxjerre nga puna pse nuk pranuan shtetin serb.
Te burgosurit, punëtoret e arsimit dhe te shendetesise, administrata dhe te tjerët, qe ishin kundër regjimit.
Pse kështu!/ /FaktePlus