“Taksa nuk duhet të hiqet në këmbim të vizave”
Resul Sinani nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se taksa prej 100 prë qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës në raport me produktet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, nuk duhet të hiqet në këmbim të liberalizimit të vizave.
“E vërtetë: Kosova ka qenë e detyruar për të vendosur taksën 100 për qind! Por, pavarësisht motovit, e gjithashtu pavarësisht mënyres se si është marrë vendimi, taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet në kembim të liberalizimit të vizave, për arsye se kjo taksë nuk ka të bëjë fare me BE-në e as me procesin e liberalizimit të vizave! Qeveria në përgjithësi, e në veçanti Kryeministri Haradinaj dhe Ministri Shala, mund të përballen me presione e ndoshta edhe do të kenë pasoja në raportet e tyre me zyrtarë të BE-së, por duhet t’i qëndrojnë besnik vendimit deri në përmbushjen e objektivave pse është marrë ai!”, ka shkruar ai./FaktePlus/