Edhe një komision miraton tri projektligjet për FSK-në
Anëtarët e Komisionit për Integrime të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar tri projektligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së, duke i dhënë shtytje kështu krijimit të ushtrisë.
Edhe pse miratimi i bë me shumicë absolute, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka dhënë vërejtje lidhur me terminologjinë që në asnjërin prej tyre nuk përmendet termi “Republikë”.
“Unë kam një vërejtje dhe një sugjerim. Duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon Republika e Kosovës, mbetet e papranueshme që termi Republikë mbetet jashtë tri projektligjeve. Unë do t’i jap mbështetje, por ne me qëllim a pa qëllim, po rrëshqasim kështu”, ka thënë ai.
Kurse deputetja Blerta Deliu nga radhët e PDK-së, tha se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.
Ligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së, pritet që të diskutohen gjatë ditës së sotme edhe në Kryesi të Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme Kryesia pritet të caktojë edhe sencën plenare ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në ushtri.