Mëngjesi i sotëm e gjen pa ujë të pijshëm Mitrovicën
Veriu i vendit kohëve të fundit ka qenë bazë e shpërthimeve të shumta, si në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ashtu edhe në komunën e Zveçanit dhe stacionin policor.
E shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit ka lënë pasoja të mëdha, ku edhe sot në mëngjes Mitrovica është zgjuar pa ujë të pijshëm, njofton Klankosova.tv.
Kështu bën të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku për emisionin “Ora Shtatë”.
“Mitrovica u zgjua pa ujë të pijes, dhe kjo për fat të keq ka ndodhur pa paralajmërim”, u shpreh Boshnjaku.
Tek pjesa ku ka ndodhur shpërthimi në Varagë të Zubin Potokut, ka vazhdimisht patrullime nga Policia e Kosovës, të pranishëm janë edhe KFOR-i dhe EULEX-i, gjersa në pjesët e veriut, Policia e Kosovës tashmë ka rritur praninë.
Sipas Boshnjakut, gatishmëria policore është rritur një ditë para se të ndodhte shpërthim në Varagë.