Digjet një veturë në Skenderaj
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar i është djegur vetura.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, të martën në ora 03:07.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur, në oborrin e shtëpisë së tij i kanë djegur veturën e tij, dyshohet me lëndë djegëse – benzinë”, thuhet në raport.
Rasti në hetime nga njësitë relevante.