Fahrije Hoti: Ministri i Bujqësisë duhet të kërkojë falje publike
Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka kërkuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës siç tha ajo “për njollosje të emrit dhe shpifje ndaj grave të Krushës”.
Në një konferencë për media ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata, sipas saj, siç ka deklaruar Peci.
Ndërsa ka shtuar se nga viti 2015 kanë aplikuar që të marrin përkrahje nga shteti mirëpo sipas saj deri sot nuk kanë pasur.
Ajo ka thënë se presin nga zyra e ministrit takim më mënyrë që të sqarohet arsyeja e refuzimit të grantit.
Në fund ajo ka shtuar se në të ardhmen serish do të aplikojnë për grante dhe “nuk do të dorëzohen në këtë drejtim”, raporton KP.
Peci në një status në Facebook, ditë më parë kë thënë se “në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore ‘Krusha’ dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant?”.