Buxheti për vitin 2025: 2.8 miliardë euro për nivelin qendror, 788 milionë euro për komunat
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të diskutojnë për të vetmen pikë të rendit të ditës që është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Deputetët do ta shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.
Ky projekt-buxhet, përfshin rritje të investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturën publike, duke synuar përmirësime të mëdha në këto sektorë.
Ndërsa qeveria ka theksuar rëndësinë e këtyre fondeve për zhvillimin ekonomik, opozita e ka kundërshtuar duke e cilësuar si të dëmshëm këtë projekt-buxhet.
Partitë opozitare kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë këtë buxhet.
Kalimi i projektligjit bëhet përmes shumicës së thjeshtë të deputetëve 50+1 përqind.