Zv/kryeministri i Luksemburgut sot në Kosovë- do të takohet me Osmanin, Bislimin e Gërvallën
Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel, sot do të vijë në Kosovë.
Ai do të takohet fillimisht me ministren Gërvalla, në ora 12:40.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024 Ora: 12:40”, thuhet në njoftim.
Pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media.
Më pas, Bettel do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas takimit do të mbajnë konferencë për media dhe do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi. Takimi do të nisë në ora 13:55, ndërsa konferenca në 15:00.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpret Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:55.”
Ndërsa në ora 15:20, Bettel do të takohet me presidenten Osmani.
“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel.”