Molotov ndaj zyrës së PS-së në Tiranë, PD: T’i hapet rruga qeverisë teknike
Për rreth tri orë u protestua në Tiranë nga opozita, duke kundërshtuar dënimin e deputetit Ervin Salianji.
Protestuesit qëlluan me molotov dhe sende të tjera duke i lënë rreth 10 zyrtarë policorë të lënduar.
Molotov u hodh ndaj objektit të Qeverisë e zyrës së Partisë Socialiste.
“Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën një qeverie teknike që t’i afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.