Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar përkushtimin që e ka Kosova për bashkëpunim dhe fuqizim në pozitën ndërkombëtare.
Ajo është pritur në Francë nga presidenti Emmanuel Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiëabo.
Presidentja gjendet në Francë me ftesë të Macronit, për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve, pjesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.