Për një javë në Prishtinë u konfiskuan 19 armë zjarri
Për një javë në rajonin e Prishtinës Policia e Kosovës ka konfiskuar 19 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Për këto raste sipas njoftimit të Policisë 13 persona janë dërguar në mbajtje.
Gjatë javës së kaluar zyrtarët policorë në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, kanë realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Në po të njëjtën periudhë kohore thuhet se janë shqiptuar 5230 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.