Liverpooli tashmë e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Trent Alexander-Arnold
Nuk ka shumë lojtarë tek Bayer Leverkuseni të cilët kanë mbetur pa kapur syrin e publikut sezonin e kaluar, megjithatë ata arritën që të sigurojnë shërbimet e shumicës së lojtarëve të tyre këtë verë.
Sidoqoftë, ka një numër ekipesh të cilat po raportohet se kanë shprehur interesim për lojtarët më të mirë të ‘Aspirinave’.
Real Madridi dhe Barcelona më herët janë lidhur me një transferim të mundshëm të Florian Wirtz dhe Ezequiel Palacios ndërsa Caught Offside ka raportuar se Liverpooli tashmë po i ndjekë që të dy.
‘Të Kuqtë’ do të ishin në gjendje të paguajnë 100 milionë euro për Wirtz, ndërsa Palacios supozohet se është në dispozicion për shitje për 60 milionë euro.
Opsion edhe më i lirë është Jeremie Frimpong i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh.
Reprezentuesi holandez ishte lidhur me një largim këtë verë dhe Liverpooli është në mesin e ekipeve që e duan atë.
Natyrisht, kjo nuk mund të kalojë pa mos u vërejtur me Real Madridin që janë shumë të interesuar për yllin e tyre Trent Alexander-Arnold.
Reprezentuesit anglez do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme dhe madrilenët me gjasë do t’i prezantojnë atij një ofertë gjatë janarit në rast se mbetet lojtar i lirë sezonin e ardhshëm.
Kjo ka bërë që Liverpooli të nis punën për të shikuar alternativa të tjera në atë pozitë dhe në rast se Arnold largohet përfundimisht, Frimpong do të ishte kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë.