Buxhovi: Shteti laik i Kosovës ka dështuar para islamit politik
Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova laike ka “kapitulluar” para islamit politik, duke thënë se kjo ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë kosovare.
Buxhovi ka theksuar se shtetet perëndimore, përfshirë edhe Kosovën, po i kthehen nacionalizmit me qëllim që të mbrohen nga rrymat e tilla fetare.
“Kapitullimi i shtetit laik ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë tonë…Këto rryma janë edhe në shtete të tjera fuqishme, me formulat e veta. Kjo që po shihet sot është kapitullimi i shtetit para islamit politik që ka sjell çrregullime të mëdha”, ka deklaruar Buxhovi.
Historiani ka shtuar tutje se në Kosovë dhe në Shqipëri ekziston tendenca që identiteti nacional të zëvendësohet me identitet fetar.