Osmani takon Bill Clintonin dhe Wesley Clarkun në New York
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të mërkurën me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton në New York.
Osmani ka publikuar disa fotografi nga takimet që ka pasur në pritjen e organizuar nga Clinton, përfshirë edhe me gjeneralin amerikan Wesley Clark.
“Në pritjen e Presidentit Clinton dhe Sekretares Clinton në Neë York, mes liderëve të shumtë nga shtete mike të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Nju Jork, në kuadër të Sesionit të 79-të të Asamblesë Parlamentare të OKB-së.