Digjet vila e deputetit të Vetëvendosjes
Vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës.
Ekipet policore kanë shkuar në vendngjarje menjëherë dhe nuk kanë raportuar për të lënduar nga aty.
Hetuesit kanë nisur hetimin për rastin.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.