Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 34-vjeçar i cili dyshohet për veprën penale “vjedhje në bashkëkryerje”.
Ai është arrestuar për një rast të vjedhjes së një veture me targa të huaja që ka ndodhur më 2 shtator në Prishtinë.
“Hetimi është iniciuar më datë 02.11.2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si e vjedhur veturën me targë të huaj. Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; S. K. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vetura e vjedhur, pasi është gjetur, thuhet se i është kthyer pronarit, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t’u proceduar tutje në fazat e mëtejme të procesit hetimor.