Ngritet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist të shatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht duke zhvilluar hetime disamujore në këtë rast të madh dhe shumë kompleks. Për 45 të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin”, tha Isufaj ndër të tjera.