Vende-vende rrufe e shi sot në Kosovë
Vranësirat e së martës vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas parashikimit, moti pritet të jetë kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius.
Maksimalet do të mbërrijnë deri 33 gradë, në rajonin e Gjakovës.