Evertoni bën ofertë zyrtare për Armando Brojën
Kjo verë do të jetë tejet e nxehtë për Armando Brojën, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë e paqartë.
Nuk dihet nëse Broja do të mbetet tek Chelsea, apo do të largohet tek ndonjë klub tjetër.
Në fakt sulmuesi shqiptar nuk është në planet e Chelseat që e ka nxjerr në shitje atë së bashku me 11 futbollistë të tjerë.
E ofertat për Brojën nuk kanë munguar nga top ligat evropiane, por sidomos nga Premierliga.
Valles po i prin Evertoni që po bën presion për të nënshkruar me futbollistin e kombëtare shqiptare.
Madje, ekipi nga Liverpooli ka bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Chelseat.
Të kaltrit kanë ofruar 27 milionë funte apo 32 milionë euro për transferimin e shqiptarit.
Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe sipas mediave angleze ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i shpenzonte për transferimin e një sulmuesi tjetër.
Gjithsesi përveç Evertonit në garë për yllin shqiptar janë edhe Southampton, Ipsëich dhe Ëest Ham United.
Edhe Milani në Itali ka shprehur interesim për Brojën, të cilin e shohin si sulmues rezervistë, pas Alvaro Moratas, që e transferuan këtë verë