Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta
Kosova vazhdon të mbetet në krye të vendeve më të varfra në Evropë, pas Ukrainës, e cila mbetet një përjashtim për shkak të pushtimit të paprovokuar rus me të cilin po përballet, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Faqja e njohur “World of Statistics”, duke cituar kreditorin më të madh ndërkombëtar në botë, ka publikuar listën e vendeve më të varfra në botë.
Për shkak të tronditjes ekstreme ekonomike që po përjeton si pasojë e luftës me Rusinë, Ukraina zë vendin e parë të vendit më të varfër.
Pas Ukrainës, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në vend.
Poorest countries in Europe by GDP per capita:
1. 🇺🇦 Ukraine
2. 🇽🇰 Kosovo
3. 🇲🇩 Moldova
4. 🇧🇾 Belarus
5. 🇦🇿 Azerbaijan
6. 🇧🇦 Bosnia and Herzegovina
7. 🇦🇲 Armenia
8. 🇬🇪 Georgia
9. 🇲🇰 North Macedonia
10. 🇦🇱 Albania
11. 🇷🇸 Serbia
12. 🇲🇪 Montenegro
13. 🇹🇷 Türkiye
14. 🇷🇺 Russia
15.…— World of Statistics (@stats_feed) July 3, 2024
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, i cili me ironi tha se duhet “edhe pak punë” që Kosova të rifitojë vendin e parë.
“Hajde qeveria pak ma gjallë. Edhe pak punë duhet dhe dalim në vendin e parë si shteti më i varfër në Evropë. Për dreq Ukraina në luftë, se nuk ia kishim lanë kurrë me na e marrë.” – shkroi ai.
Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, shifrat për rritjen e të ardhurave për kokë banori në Kosovë janë zhgënjyese, ku deri në vitin 2028 parashikohet një rritje prej vetëm 9 mijë e 900 dollarësh ndërkombëtarë për frymë.
Deri në vitin 2028, Mali i Zi pritet të vazhdojë të kryesojë si vendi me të ardhurat më të larta për frymë në rajon, duke lënë pas Kosovën me rreth 15 mijë dollarë.
Kujtojmë se gjatë viteve të fundit Kosova është përballur me një inflacion që i ka tejkaluar nivelet disa dekadash me çmimet e produkteve esenciale që shënuan rritje pothuajse të pakontrolluar si pasojë e presioneve të mëdha inflacioniste të shkaktuara nga prishja e zinxhirëve të furnizimit të shkaktuara nga në masë të madhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Si një ekonomi e euroizuar me vlera importi stratosferike, Kosova ishte drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj krizës globale.
Raporti i Bankës Botërore kishte vlerësuar se pakot sociale të qeverisë ishin të “varfra” dhe të pafuqishme për të zbutur krizën ekonomike me të cilën po përballet Kosova, me inflacionin që mbetet problemi kryesor.