Policia në Pejë bastisi një shtëpi – gjen fishekë, mbi 27 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka Njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së prokurorit, kanë bastisur shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ndërsa kanë gjetur dhe konfiskuar 54 fishekë, 27.300 euro, 2980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili”, Pejë, 02.07.2024 – 20:40.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.