Arrestohet një burrë që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për dhunimin e një vajze të mitur në Vushtrri.
Sipas raportit, policia gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin i cili ishte duke e mbajtur me forcë të miturën.
Në stacion policor të dy kanë pranuar se më dëshirë kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Vushtrri 02.07.2024-10:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.