Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovës.
Policia ka nisur hetimet mbi vdekjen, gjersa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN. Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.