Shqyrtohen projektligjet për ushtrinë
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, me ç’rast në rend dite për shqyrtim janë edhe projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.
Këto projektligje pas shqyrtimit sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa pritet të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit dhjetor.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së;
5. Të ndryshme.