HIB Petrol vlerësohet sërish si njëri prej tatimpaguesve më të mëdhenj në vend
Edhe këtë vit, HIB Petrol konfirmohet si njëra ndër kompanitë më të rëndësishme në ekonominë kosovare, me rreth 70 milionë euro tatime të paguara për vitin 2023
Si dëshmi e përkushtimit për rritje ekonomike dhe përmbushjes së përgjegjësive fiskale ndaj shtetit, HIB Petrol është shpërblyer me çmimin e dytë nga Oda Ekonomike e Kosovës si tatimpaguesi i dytë më i madh në vend për vitin 2023. Këtë vit, shuma që HIB Petrol ka paguar ndaj shtetit arrin rreth 70 milionë euro.
Në ceremoninë, e ndjekur nga tatimpaguesit më të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, u theksua kontributi i jashtëzakonshëm i HIB-it në ekonominë e vendit.
Çmimi nga Oda Ekonomike, në ngjarjen vjetore ku festohen arritjet më të mëdha ekonomike, vjen si vlerësim për rolin e jashtëzakonshëm si tatimpagues dhe tregon rëndësinë që kompania ka në zhvillim dhe rritje ekonomike.
HIB Petrol, si lideri i derivateve në shitje me pakicë dhe shumicë, i njohur edhe për zinxhirin e restoranteve dhe marketeve ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e saj ndaj transparencës financiare duke lëshuar në baza ditore për çdo blerje edhe kuponin fiskal për secilin transaksion.
HIB aktualisht ka mbi 1 mijë e 300 të punësuar në të gjitha njësitë e biznesit të saj. Ndërsa ky çmim duhet të shërbej si motivim për të gjitha bizneset që të kenë si prioritet aspektin financiar dhe të kontribuojnë në të mirë të vendit. Kështu HIB, jep shembull edhe për tatimet por dhe për kontributin në numrin e madh të të punësuarve në biznes.
Disiplina dhe qëndrueshmëria financiare e HIB Petrol ka rol të rëndësishëm në mbështetje të ekonomisë vendore, duke siguruar fonde për shërbime publike, infrastrukturë, projekte dhe iniciativa të tjera publike nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës.
HIB Petrol ka kohë që është në krye të inovacionit në sektorin e derivateve, me fokus në qëndrueshmërinë, zhvillimin e sektorit dhe kujdesin ndaj ambientit. Së fundmi, HIB Petrol ka shtuar edhe mbushësit e shpejtë të Siemens për makinat elektrike, duke bërë që një mbushje deri në 80% të makinës të bëhet për rreth 15 minuta.