Forenzika del në vendin e ngjarjes ku u protestua, fillon mbledhja e provave
Ekipi i Forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes ku është mbajtur protesta e së mërkurës.
Ata janë parë duke mbledhur prova, ndër to edhe një gazlotsjellës në protestën që eskaloi në dhunë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova,
Policia e Kosovës ka sulmuar me mjete të forta gazetarët që po mbulonin ngjarjen e protestës.
Pleurat Salihu, gazetar i Arbresh.info, është alivanosur si pasojë e sulmit të policisë.
Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtarin tjetër të kësaj partie, Nol Nushin.