Qeveria ndan edhe një milion euro për ndërtimin e shtëpive në veri
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal në lidhje me ndarjen e buxhetit shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të vendit.
Ministri i Financave Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë propozoi që për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës të ndahen edhe një milion euro shtesë.
Vendimi është miratuar pa asnjë votë kundër.