Zjarr në zyrat e Mjekësisë Ligjore
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.
Lajmin e ka konfirmuar udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Gashi