Hapet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Prishtinë, kjo është shfaqja e parë
Organizatorët e Festivalit Ndërkombvëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival, PITF2018”, kanë bërë të ditur se nga sot do të fillojë edicioni i dytë i këtij festivali, i cili do të mbahet në ambientet e teatrit “Faruk Begolli, në kolegjin AAB.
Hapjen e tij do të bëj shfaqja e parë e që do të marrë pjesë në garë “Gratë”, shfaqja kjo me produksion të Teatri Kombëtar Shqiptar nga Maqedonia.
Shfaqja do të nisë me fillim nga 19:00.
Në hapje të festivalit pritet të marrin pjesë figura të shquara të jetës publike në vend, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar për medie nga organizatorët e festivalit.
Konferenca për medie do të nisë sot nga ora 12:00, ndërsa hapja e festivalit bëhet në ora 18:30./FaktePlus/