Kosovarët pinë afro 6 milionë kilogram kafe, shpenzojnë mbi 30 milionë euro në vit
Në mëngjes, drekë e darkë lokalet në Prishtinë janë të mbushura me njerëz.
Situatë e ngjashme është edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Shumica kanë një qëllim. Të pinë kafe.
Nga pirja e kafes kosovarët nuk i ka larguar as rritja e çmimeve.
Në xhepin e tyre thuajse gjithmonë qëndron një euro për këtë produkt mjaftë të kërkuar në vend.
E që jemi konsumues të mëdhenjtë të kafes dhe se pa të nuk mundemi e dëshmojnë edhe statistikat e Doganës së Kosovës.
Adriatik Stavileci, zëdhënësi i doganës, ka thënë se në Kosovë brenda një viti hyn miliona kilogram kafe e pjekur e papjekur.
“Kafja në Kosovë kryesisht një pjesë e madhe rreth 3.6 milionë deri në 3.7 milionë brenda një viti, kilogram vijnë kafe e papjekur , derisa kemi po ashtu edhe import rreth 1.9 milionë kilogram e kafes së pjekur e cila është e gatshme për përdorim. Një total e importit të kafes si të pjekur ashtu edhe i papjekur është rreth 5.7 milionë kg apo 5 mijë e 700 ton brenda një viti.”
Sipas tij importi i kafes në Kosovë arrin shifrën miliona euro, të cilat i konsumojnë vetë kosovarët.
“Vlera e përgjithshme e kafes e cila importohet brenda një viti në Kosovë , apo konsumi i kafes vjetorë në Kosovë arrin në 25 milionë euro si produkt në import dhe nëse kësaj i shtohen edhe taksat e tjera të cilat aplikohen me rastin e importimit të kafes janë rreth 3.5 milionë , mund të themi se 30 milionë euro është importi vjetor i kafes.
Stavileci ka treguar se nga cilat vende importohen miliona ton kafe të cilat hynë përmes Doganës së Kosovës.
Teksa thotë se kafeja e papjekur hyn në Kosovë nga shumë vende të ndryshme të botës.