40 të vdekur e 78 të lënduar në një aksident autobusi në Senegal
Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur e shumë të tjerë janë lënduar në një aksident autobusi në Senegalin qendror, ka njoftuar presidenti i vendit. Presidenti Macky Sall ka shkruar në Twitter se përplasja ndodhi në fshatin Gniby, në rajonin Kaffrine, rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Ai shpalli tri ditë zie, duke filluar nga sot dhe ka bërë të ditur se do të mbajë një këshill ndërministror për t’i diskutuar masat e sigurisë rrugore.
Të paktën 78 persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, ka deklaruar prokuroria publike. Pamjet e përplasjes treguan se autobusët e dëmtuar kur u përplasën me njëri-tjetrin.