Telefoni i Samsung që pritet të kushtojë mbi 2200 euro
Galaxy Flex duhet të shfaqet në Evropë në disa variante dhe atë jo të lira.
Me çmimin aktual do të ishte rreth 1800 deri në 2250 euro, transmeton lajmi.net.
Gama e çmimeve duhet të bëhet përmes varianteve të ndryshme të pajisjeve.
Dallimi ndoshta do të jetë në madhësinë e kujtesës së brendshme.
Sipas Samsung, smartphone do të lëshohet në gjysmën e parë të vitit 2019. Prodhuesi i Koresë së Jugut ka në plan të prodhojë një milion copë.
Ekspozimi i palosshëm në brendësi duhet të ketë një diagonale prej 7.3 inç.