Rritet tensioni mes Indisë dhe Kinës
Tensioni ndërkombëtar vazhdon të rritet, përtej luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. India ka njoftuar një dislokim “si kurrë më parë” të trupave në kufirin e përbashkët me Kinën.
“Vendimi është marrë pas vendosjes kineze në kufi, që është rritur masivisht që nga viti 2020”, tha ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar.
Ky vendim nga qeveria indiane vjen pas incidenteve që ushtritë përkatëse kanë pasur në kufirin mes dy vendeve, të parat që nga viti 2020, të cilat këtë herë nuk kanë rezultuar me viktima. Në këtë kuptim, ministri i Jashtëm ka treguar se është “detyrim i shtetit indian dhe një detyrë dhe angazhim i ushtrisë indiane që të mos lejojë asnjë vend, në këtë rast Kinën, të ndryshojë linjën e kontrollit në mënyrë të njëanshme”.
Pas këtyre ngjarjeve dhe presioneve të opozitës indiane, kryeministri Narendra Modi ka urdhëruar shtimin e trupave.
Po kështu, ministri ka theksuar se nuk kanë “mosmarrëveshje politike” me shtetin fqinj. /A2/