Musk thotë se Apple kërcënon ta heqë Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve
Elon Musk thotë se Apple ka kërcënuar se do të heqë Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve për arsye të panjohura.
Lajmi vjen pas një postimi në Twitter ku Musk tha se Apple “kryesisht kishte ndaluar reklamat” në platformë dhe një sondazh që pyet nëse Apple duhet “të publikojë të gjitha veprimet e censurës që ka ndërmarrë që prekin klientët e saj”.
“Apple ka ndaluar kryesisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”, tha ai.
Ai iu drejtua drejtpërsëdrejti CEO-s të Apple – duke e pyetur: “Çfarë po ndodh këtu @tim_cook?”
Musk pretendoi gjithashtu se Apple kishte kërcënuar se do të ndalonte Twitterin nga dyqani i saj i aplikacioneve, por nuk tha pse.
Lajmi pason pas tensionit në rritje midis Apple dhe Twitterit. Musk ka kritikuar tarifën që vendos Apple për aplikacionet në dyqanin e saj, derisa Musk e quajti “taksë e fshehur prej 30 për qind në internet”.
PayPal Helped Spur EU Antitrust Complaint Against Apple Payments https://t.co/xgo7IWfffq
— Slashdot (@slashdot) May 3, 2022