Franca zbulon emrin e lojtarit që zëvendëson Nkunkun e lënduar
Trajneri Didier Deschamps nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka zbuluar emrin e zëvendësuesit të Nkunku.
Faqja zyrtare e ekipit të Francës në futboll ka njoftuar se në vend të Nkunku është zgjedhur sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.
Didier Deschamps a décidé de convoquer Randal Kolo Muani pour remplacer Christopher Nkunku ! #FiersdetreBleus pic.twitter.com/U16wGla7yF
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 16, 2022
Kolo Muani u transferua te Eintracht verën e kaluar nga Nantes, dhe tashmë ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 23 ndeshjet ku ka luajtur.
Deri më tani ai ka dy paraqitje në emër të tij me Francës dhe po vlerësohet lartë nga njerëzit e futbollit. Sezonin e kaluar te Nantes, ai shënoi 20 gola në 41 ndeshje.