Zbulohet shifra marramendëse e parave që Loredana kërkon për një koncert
E shtuna dhe e diela janë ditët e parapara për Alba Festival në Zvicër.
Aty po performojnë e do performojnë artistët më në zë shqiptar, por, ka një mungesë.
Fjala është për Loredanën e cila përkundër se gjendet me kohë të plotë në Zvicër, nuk është në “line up” të koncertit.
E pyetur mbi arsyet, Loredana i ka rënë drejt.
Ajo në Instagram ka zbuluar se do duhej të paguhej 120 mijë euro që kjo të ndodh.
Një çmim i tillë kaq i lartë nuk është dëgjuar më herët mes artistëve shqiptarë për vetëm një performancë.