Dembele nuk qëndron te Barcelona nëse nuk ka ofertë tjetër nga klubi
Barcelona me shumë gjasë do të jetë pa Ousmane Dembele sezonin tjetër.
Anësori francez akoma vazhdon të hezitojë për nënshkrimin e kontratës së re dhe gjërat kanë shkuar deri në atë pikë ku Barca nuk do të takojë më përfaqësuesit e tij.
Nga burime të afërta me klubin raportohej se Barca ka bërë ofertën e fundit dhe nuk ka më shumë për t’i thënë Dembeles.
Sot raportohet se Dembele do të largohet nga ‘Camp Nou’, nëse nuk ka ofertë tjetër – më të mirë për të.
Një nga skuadrat që është më afër nënshkrimit të Dembele është skuadra e Chelsea.