Dubois e nokauton kundërshtarin, e fiton titullin e kampionit të botës
Daniel Dubois e ka nokautuar kundërshtarin Trevor Bryan në rundin e katërt të shtunën në Miami për ta marrë rripin e artë në peshat e rënda në WBA ‘regular’.
Ky është versioni më i ulët i kurorës WBA, i cili në përgjithësi nuk konsiderohet si titull i vërtetë i kampionit botëror, pasi të vërtetin e mban ukrainasit Oleksandr Usyk, i cili e kishte mundur Anthony Joshuan.
SIdoqoftë, kjo nuk e zbeh performancën impresionuese që e shfaqën dy boksierët mbrëmë, ku Dubois fitoi në diellin e Amerikës.
Meçi filloi me dominimin e Dubois në raundet e para.
Nga ana tjetër, Bryan ishte më aktiv në raundin e parë, ndërsa më pas veç mbrohej, para se të përfundonte në dysheme.
Dubois e nisi doniminim që në raundin e tretë dhe e dinte se fitorja ishte afër.
Ai më pas me një goditje të fuqishme me të majtën e plandosi në dysheme kundërshtarin.
Tash, 24 vjeçari shpreson që t’i hapën rrugët për t’u përballur me boksierë të njohur.