Humbja nga Greqia në Prishtinë, kush ishte futbollisti më i mirë dhe më i dobët te Kosova mbrëmë?
Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur mbrëmë në Prishtinë.
Në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Kombeve, Kosova ishte nikoqire e Greqisë
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, i takoi kombëtares helene 0:1.
Më dobëti te Kosova, ishte mbrojtësi Fidan Aliti, i cili u vlerësua me notën 5.7, kurse më i miri – Lirim Kastrati, i cili u vlerësua me notën 7.4.
Në grupin 2 të Ligës C Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve dhe ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Irlandës Veriore, ndërsa Greqia ka gjashtë pikë dhe është lidere e grupit