Nga sot mund të udhëtoni në të gjithë Gjermaninë me biletë mujore vetëm 9 euro në muaj
Nga sot, data 1 qershor deri më 31 gusht 2022 në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj, transmeton Reporteri.net.
Bileta mund të përdoret në mbarë vendin në autobusë dhe trena. E njëjta do të jetë në dispozicion për tre muaj.
Qeveria federale javë më parë ka miratuar një paketë lehtësimi energjetik. Një komponent elementar janë biletat mujore të transportit vendor me zbritje për 9 euro secila, shkruan adac.de.
Kush mund ta blejë biletën?
Të gjithë – pavarësisht nëse jeni abonent apo klient i ri. Bileta është personale dhe lëshohet në emër të një personi.
Ku vlen bileta 9 euro?
Në transportin lokal dhe rajonal në të gjithë Gjermaninë. Përfshihen autobusë të rregullt, tramvaje, trena nëntokësorë, trena S-Bahn dhe trena rajonalë (klasi i dytë), trena ekspres rajonal dhe tragete individuale të operuara nga HVV në Hamburg dhe BVG në Berlin.
Është planifikuar që bileta të jetë e disponueshme edhe për udhëtime në të gjithë vendin vendin. Nuk ka rëndësi se ku dhe nga kush e keni blerë biletën 9 euro. Për 9 euro mund të udhëtosh edhe nga Këlni në Berlin – me pak ndryshime dhe shumë kohë.