Blinken për vdekjen e Bujar Nishanit: Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri lënë pas një trashëgimi jetëgjatë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dhënë një mesazh për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Blinken shkruan se kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë
Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë”, shprehet sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në mesazhin e shpërndarë nga ambasada e SHBA.