Udhëheqësit e KEDS dhe Komunës së Pejës inspektuan punimet në Rugovë
20/05/2022, 14:49
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë inspektuar punimet që po bëhen në daljen e Rugovës, e cila po bëhet komplet e re.
Aty, tashmë punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar. Ato kanë nisur në fshatin Koqishtë dhe janë duke vazdhuar aktualisht në drejtim të Pejës, ku po hapet kanali nëntokësor dhe po vendosen kabllot e Tensionit të Mesëm.
Dalja e Rugovës në gjatësi mbi 70 km është projekt i përbashkët i KEDS-it dhe Komunës së Pejës. Ajo në trasenë në rrugën kryesore do të jetë komplet nëntokësore.
Udhëheqësit e dy institucioneve u ndanë mjaft të kënaqur me dinamikën e punimeve.