Nëntë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981.
Në total numri i rasteve aktive është 188.