Nis protesta e punëtorëve që paguhen nga shteti
Dhjetëra punëtorë të institucioneve të Kosovës, i janë bashkuar protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave nga qeveria.
“Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, “Çka po ndodh me ligjin e pagave?”, “Vlerësim i punës e i mundit”, “Urgjentisht të shfuqizohet kriteri prej 15 vjetëve përvojë pune që kërkohet para vitit 1999”, ishin disa nga pankartat që mbanin punëtorët gjatë marshit të tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, e mësimdhënës të tjerë, duke bërë kështu që sot të mos mbahet mësimi në shkollat e vendit.