Ministria më në fund jep lajmin: Ja kur dalin 100 eurot për sektorin privat
Ministria e Financave e Kosovës ka treguar se gjatë javës së ardhshme pritet të ekzekutohen 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat.
Me anë të një komunikate për media, ministria ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i mbi 300 mijë aplikacioneve të punëtorëve të sektorit privat dhe më pas do të dalin edhe mjetet.
Ndërkaq, sot është afati i fundit për të aplikuar për këtë masë.
Njoftimi i plotë nga ministria e Financave:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.
Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.