Ish-komandant “Tigri”, Kurtit: Paqavër është ky, mashtrues
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajvaz Berisha, i cili në vitin 2018 kishte aderuar në LV, si duket është thellësisht i penduar për kalimin e tij në këtë subjekt politik.
Ajvazaj tashmë nuk e kursen gjuhën e ashpër ndaj Kurtit e cili në atë kohë e priti krahëhapur në parti.
Në një postim të avokatit Xhevdet Smakiqi, i cili thotë se kryeministri Kurti rrezikon raportet speciale me Amerikën, ka komentuar edhe ish-anëtari i LV-së, Ajvaz Berisha.