S’ka kuorum: Nuk votohet Projektligji për Pagën Minimale
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm në seancën e së premtes për ta votuar në shqyrtim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, në shqyrtim të parë.
Në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë, mirëpo jo të gjithë e shfrytëzuan të drejtën për të votuar, duke bërë që projektligji të merrte 51 vota për dhe 5 kundër.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se projektligji do të hidhet sërish në votim në ndonjë seancë tjetër.
Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar projektligjin në formën e prezantuar në seancën e sotme e sotme pasi konsiderojnë se po diskrimohen veteranët e UÇK-së duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale.