Mbi 300 raste aktive me Coivd-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 352.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19