Gërvalla flet sot për vizitën në Izrael, darkën e Borrellit dhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla do të mbajë sot konferencë për media.
Ajo do të flasë lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Konferenca nis në ora 16:00.
Kosova dje aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, organizatën më të lartë të të drejtave të njeriut në kontinent.
Këshilli, i cili ka 46 vende anëtare, tashmë ka një zyrë në Kosovë për të ndihmuar me reformat demokratike.