Vetura shkel fëmijën 4-vjeç
Një fëmijë katër vjeç është shkelë dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24 orësh.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA /Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.